Liridon Sefa I lindur në Ferizaj me 3 shtator 1983. Që nga viti 1991, bashkë me familjen jeton ne Friburg te Zvicres, ku ka mbaruar shkollën fillore dhe ate te mesme. Më vonë ka vazhduar studimet e larta në shkollën e lartë paramedicale.

Liridoni rrjedh nga një familje ku kultura dhe musika gjithnjë kanë qenë pjesë e jetës së tyre. Ai si femijë është frymzuar nga tiparet dhe vlerat e musikës së mirfillt shqiptar.

Në Kosovë, e më vonë edhe ne Zvicër Liridoni ka qën anëtar aktiv i shumë shoqërive kulturo-artistike-musikore. Në punën e tij ka gëzuar përkrahje te parezervë te prindërve dhe motres së tij. Ai ka dhënënjë varg koncertesh në qytetet e ndryshme të Zvicrës ku ësht pritur shumë mirë.

Në punën e tij prej këngëtari, Liridoni pos musikës popullore kultivon edhe zhandre tjera musikore, nga zhandri pop dhe R'n'B

Në fillim të vitit 2009 aj ka studjuar ne shkollën musikore private "Blue School" në zvicër ku ka shënuar rezultate të lakmueshme ne prefeksionimin e vlerave te musikës artistive.

Tani Liridoni është duke punuar edhe albumin e tij të parë në të cilin do të përfshihen këngët e tij më të preferuara e kjo gjë sigurisht do ti gëzoj adhuruesit e tij.. Dhe si dihet përkrahja nga adhuruesi do të jetë inspirimi i tij më i madh për punën e tij te ardhshme prej këngëtari.